Enkel Demi: Do lë profesionin e gazetarit dhe do merrem me shkrimtari

23:14, 15/11/2022

Gazetari Enkel Demi u shpreh në A Show me Adi Krastën në Syri Tv, se do të largohet nga ky profesion në një moment të caktuar. 

Ai tha se karriera e tij në media është në pjesën e fundit dhe pas kësaj do të merret me krijimtari letrare. 

"Unë pak nga pak po vjen dita që të tërhiqem nga profesioni. Ma merr mendja që jam në pjesën e fundit të profesionit si gazetar dhe pastaj do merrem me shkrimtari. Këto kohë më kujtohet shumë shpesh Besnik Mustafaj i cili kur mori vendimin të ikte nga Ministër i Jashtëm dhe të merrej vetëm me këtë punë, unë isha një nga njerëzit që i thoja se nuk duhet ta bësh, duhet të qëndrosh. Dhe ai më thoshte që një ditë do ta bësh edhe ti. Pak nga pak po vjen kjo kohë. Nuk e di a do ta bëj për 1 vit, 2 apo për 5, por unë po shkoj drejt fundit dhe këtë e ndjej", tha ai.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco