'Do vijnë kohë të vështira'- Elon Musk njofton punonjësit e Twitter se puna në distancë do marrë fund

'Do vijnë kohë të vështira'- Elon Musk njofton punonjësit e Twitter se puna në distancë do marrë fund

14:27, 10/11/2022

Elon Musk po bën ndryshime drastike në kompaninë e Twitter. Miliarderi raportohet se i ka thënë stafit se puna në distancë do të marrë fund dhe se do të vijnë “kohë të vështira”.

Në një email drejtuar stafit, pronari i firmës së mediave sociale tha se punëtorët do të qëndrojnë në zyrë për të paktën 40 orë në javë, raportoi Bloomberg.

Musk shtoi se ngadalësimi i ekonomisë globale do të godiste të ardhurat nga reklamat e Twitter.

Kompania me bazë në San Francisko i tha stafit të saj në maj 2020 se mund të punonin nga shtëpia “përgjithmonë” nëse dëshironin, sepse kompania besonte se puna në distancë gjatë bllokimeve Covid kishin qenë një sukses.

Por Musk nuk është dakord me punën nga shtëpia. Në qershor, Musk, i cili gjithashtu është shefi i Tesla-s, i tha stafit të prodhuesit të makinave elektrike se puna në distancë nuk ishte më e pranueshme.

Njeriu më i pasur në botë ka njoftuar tashmë se gjysma e stafit të Twitter do të pushohen, një javë pasi ai bleu kompaninë në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh.

Ai theksoi se nuk kishte “zgjidhje” mbi shkurtimet pasi kompania po humbte 4 milion dollarë në ditë. Ai ka fajësuar “grupet aktiviste që bëjnë presion ndaj reklamuesve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco