Si i përgjon Evropa qytetarët?

Si i përgjon Evropa qytetarët?

12:23, 10/11/2022

Kur Elon Musk bleu Twitter-in, Komisarja e BE-së që merret me tregun e brendshëm evropian, Thierry Breton, kërkoi menjëherë që shërbimi i SHBA-së i lajmeve të shkurtra, Twitter, t'u përmbahet rregullave të Bashkimit Europian.

Por, kur qeveritë evropiane shpërdorojnë softwaret e spiunazhit, institucionet e Brukselit nuk interesohen fare, kritikon raportuesja e të ashtuquajturit Komiteti Pega të Parlamentit Evropian, deputetja evropiane nga Holanda, Sophie in 't Veld.

Ndërkohë, që të drejtat demokratike rrezikohen seriozisht, kur shumë vende anëtare të BE-së përdorin pa kontroll Pegasuas-in dhe software të tjera të ngjashme dhe përgjojnë kritikët e qeverisë, gazetarët dhe opozitarët nën mburojën e sigurisë kombëtare.   

Softwaret e spiunazhit janë aferë evropiane 

"Shpërdorimi është aferë e gjithë Evropës,” thuhet në raportin e papërfunduar të Komisionit hetimor, të prezantuar ditën e martë (08.11) nga Sophie in 't Veld.

"Vendet anëtare kanë përdorur software përgjimi kundër qytetarëve të tyre, për arsye politike si dhe për të fshehur korrupsionin dhe aktivitetet kriminele.”

Meqenëse asnjë nga autoritetet kombëtare nuk ka qenë i gatshëm t'i japë Parlamentit të BE-së informacione konkrete, raporti bazohet vetëm në burime të hapura për publikun. 

Megjithatë, mendon Komiteti, janë mbledhur shumë fakte.

"Po të ketë enigma 1000 të panjohura, ne kemi në duar 900 prej tyre,” thotë Sophie in 't Veld.

Mund të thuhet se të gjitha vendet europiane kanë blerë software spiunazhi dhe disa prej tyre kanë bërë me to edhe tregti përfituese.

"Qipro dhe Bullgaria janë kthyer në qendrat e eksportit, Irlanda ofron software për të rregulluar taksat. Kurse Luksemburgu është qendra financiare për shumë lojtarë nga vendet prodhuese.”

I ashtuquajturi Wiretapper's Ball, një mbrëmje vallëzimi që organizohet çdo vit nga kjo industri, zhvillohet në Pragë kurse Malta vlerësohet nga protagonistët si vend i preferuar qëndrimi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco