Kardinali francez rrëfen se ka abuzuar sek*ualisht me një adoleshente - tronditet sërish Kisha Katolike Kryepeshkopi i Bordos, Jean-Pierre Ricard majtas, në 14 prill 2017

Kardinali francez rrëfen se ka abuzuar sek*ualisht me një adoleshente - tronditet sërish Kisha Katolike

13:26, 08/11/2022

Një klerik i lartë katolik francez ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 14-vjeçare kur ai ishte famullitar në vitet 1980.

Kardinali Jean-Pierre Ricard, i cili ishte peshkop i Coutances, Montpellier dhe Bordeaux në vitet 2001-2019, rrëfeu në një deklaratë e cila u lexua të hënën në Konferencën e Peshkopëve Francezë në Lourdes.

“Tridhjetë e pesë vjet më parë, kur isha famullitar, u solla në mënyrë të qortueshme me një vajzë 14-vjeçare, sjellja ime domosdoshmërisht shkaktoi pasoja të rënda dhe të qëndrueshme për këtë person”, ka shkruar kardinali.

“Kam vendosur të vihem në dispozicion të drejtësisë si në shoqëri ashtu edhe në kishë”, shtoi ai, duke thënë se i kishte kërkuar viktimës “falje”.

Rrëfimi i kardinalit 78-vjeçar Ricard, i cili doli në pension në tetor 2019, erdhi si një "tronditje" për 120 peshkopët që janë mbledhur në qytetin francez që nga e enjtja e kaluar, sipas peshkopit që drejton konferencën.

Peshkopi Eric de Moulins-Beaufort zbuloi gjithashtu një listë të klerikëve të tjerë të Kishës Katolike në Francë, të cilët ishin të përfshirë në rastet e abuzimit seksual.

Në të përfshihet rasti i peshkopit Michel Santier, i cili u sanksionua nga Vatikani në vitin 2021 për "abuzimin shpirtëror që çoi në vuajtjen ndaj dy burrave të rritur" dhe dy peshkopë të tjerë në pension, të cilët "tani po hetohen nga sistemi i drejtësisë së vendit tonë", tha Monseigneur de Moulins-Beaufort.

Në total, dhjetë ish-peshkopë francezë janë implikuar kohët e fundit në skandale, duke përfshirë tetë nën hetim për abuzim dhe dy për mosraportim të akuzave.

Olivier Savignac, nga grupi i mbështetjes së viktimave Parler et revivre, tha se ai ishte "tronditur nga zbulimet".

"Ka shumë gjëra të fshehura. Sa të tjera do të dalin? Kisha reagon vetëm pasi është vënë me shpallua as muri," i tha ai agjencisë së lajmeve AFP.

Pranimet e fundit vijnë pak më shumë se një vit pas publikimit të një raporti tronditës nga Komisioni Sauvé mbi shtrirjen e abuzimit seksual në Kishën Franceze që nga viti 1950.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco