Elon Musk ka siguruar Komisionin Evropian se Twitter-i do t’u përmbahet rregullave të ashpra evropiane për kontrollin e përmbajtjeve të paligjshme në internet, tani që rrjeti social ka kaluar në pronësinë e tij, sipas burimeve të Bashkimit Evropian.
Javën e kaluar, Musk i tha shefit të industrisë së BE-së, Thierry Breton se ai kishte planifikuar të pajtohej me Aktin e Shërbimeve Digjitale të rajonit, i cili vendos gjoba të mëdha për kompanitë nëse ato nuk kontrollojnë përmbajtjen e paligjshme.
“Musk ra dakord të zhvillonte një takim me Breton, një ish-ministër francez i Financave, në javët në vijim”, njoftuan dy zyrtarë të BE-së.
“Në Evropë, zogu do të fluturojë sipas rregullave të BE-së”, shkroi Breton të premten në Twitter.
Ligjvënësit e BE-së miratuan rregullat historike për të frenuar gjigantët e teknologjisë gjatë verës, të cilat do t’u kërkojnë platformave online të rrisin kontrollet në internet për përmbajtje të paligjshme.
Kompanitë do të përballen me gjoba deri në 6% të të ardhurave vjetore globale për shkelje të Aktit të Shërbimeve Digjitale.
© SYRI.net