Çfarë flitet në romanin 'Luftë është dhe asgjë nuk ndodh', të Sezmedin Mehmedinoviç

Çfarë flitet në romanin 'Luftë është dhe asgjë nuk ndodh', të Sezmedin Mehmedinoviç

20:09, 31/10/2022 Nga Martin Berishaj

Shkrimtari i famshëm boshnjak Sezmedin Mehmedinović në romanin e tij të ri “Luftë është dhe asgjë nuk ndodh”, ofron mënyrë të re të leximit

Libër ky që dëshmon evolucionin emocional dhe intelektual të një njeriu dhe një shkrimtari, jeta e të cilit u shënua për herë të parë me luftë, e pastaj edhe si zhvëndosje nga trolli. Vazhdimësia dhe mosvazhdimësia janë njëkohësisht tragjikisht të pranishme në kuptimin e tij për veten dhe botën.

Por vetëm një shkrimtar i shtatit të Semezdinit mund të shkruajë jo vetëm në atë boshllëk, por edhe nga ai boshllëk. Romani “Luftë është dhe asgjë nuk ndodh” është i shkruar për ata që nuk do të jenë më kurrë në këtë botë në shtëpi të vet, për të cilët çdo detaj i asaj bote është njëkohsisht i çmuar dhe i huaj dhe të cilët, për këtë arsye kanë nevojë të shkruajnë, në mënyrë që në këtë botë mos të jetojnë më vetëm.


Si rrjedhojë e kësaj, ka pak libra të tillë dhe akoma më pak shkrimtarë si Semezdin Mehmedinoviq.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco