Shkëlqen në Itali 9-vjeçarja Isabel Poro, vogëlushja e talentuar fiton çmimin e parë me arien e Giaccomo Puccinit

Shkëlqen në Itali 9-vjeçarja Isabel Poro, vogëlushja e talentuar fiton çmimin e parë me arien e Giaccomo Puccinit

13:36, 30/10/2022

Isabel Poro ka fituar çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar të këngës ‘Hybla Music Contest’, mbajtur në Ragusa të Siçilisë.Bëhet fjalë për edicionin e shtatë tëkëtij formatii cili u zhvillua para disa ditësh në teatrin ‘Marcello Perracchio’. Në këtë kompeticion morën pjesë 37 konkurrentë të disa kategorive, nga vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe Shqipëria. Konkurentët performuan me dy pjesë, për të lejuar kështu që juritë të vlerësojnë më mirë teknikën e tyre.9 – vjeçarja Isabele Eve Poro konkuroi me dy pjesë të zhanrit të muzikës lirike: ‘O mio babbino caro’, aria e Giacomo Puccini dhe ‘Parlami d'amore Mariù’, një pjesë muzikore italiane e vitit 1932, shkruar asokohe posaçërisht për zërin e Vittorio De Sica. Ky vlerësim nuk është i vetmi për Poron, ajo ka marrë shumë çmime të para në Shqipëri dhe çmimin e dytë në një konkurs kantoje të zhvilluar në Moskë.

Image

Konkursi  ‘Hybla Music Contest’ është konsideruar nga mediat italiane si një sukses i veçantë, me një juri shumëtë kualifikuar, një ngjarje plot stimuj që favorizon takimin e kulturave dhe promovimin e territoreve përmes muzikës e këngës. Organizatorët, të entuziazmuar nga suksesi i kësaj ngjarje, kanë shprehurambicjen dhe synimin se eventi do të bëhet më i madh dhe shumë më i rëndësishëm në të ardhmen.

Po kush është Isabel Eve Poro, 9- vjeçarja e talentuar që këndon muzikë dhome? Ajo ka lindur më 24 dhjetor 2012 në Kanada dhesot jeton bashkë me familjen në Shqipëri.Vogëlushja përveçëse një timbër vokal që shumë artistëprofesionistë e kanë vlerësuar sapo e kanë dëgjuar, ka gjithashtu ka dy vite që studion për piano.Talenti i saj u zbulua rastesisht. Isabelështë e apasionuar pas këngetarit Andrea Bocelli dhe e dëgjonte atëçdo ditë. Më pas, filloi ta imitonte Bocellin në mënyrën se si ai këndontederi sa mësuesja e muzikës vendosi ta testonte profesionalisht. Sot, ajo trajnohet nga Fio Zanotti, një nga kompozitorët dhe drejtuesit e orkestrës më të vlerësuar në Itali, me një kurrikulë muzikore shumë të respektuar, aktualisht edhedirigjenti ‘Sanremos’. Gjithashtu, Poro ndiqet edhe nga sopranoja e famshme, Ulpjana Aliaj, një këngëtare operash që zhvillon karrierën muzikore me role të ndryshme në skenate huaja operistike.

Image

Evente si ai ku Isabelle Poro ka triumfuar para disa ditësh në vendin fqinj, mund të lexohen edhe si një ngjarje ku brezat e rinj mbajnë gjallë atë marrëdhënie miqësie midis popujve.Ajoi është gjithashtu një tjetër emërqë i shtohet listës së artistëve që na bëjnë krenar dhe si të tillë, janë ‘ambasadorët’ më të mirë për ne shqiptarët. Shpesh artistët tanë, kanë intensifikuar një marrëdhënie që mbase ka lindur edhe falë televizioneve italiane, të cilat përbënin një pjesë të lirisë dhe ëndrrave për shqiptarët, kur fshehurazi shumë prej nesh ndjeknim ‘Sanremon’. Sot, për fatin tonë të mirë historia është pak më ndyshe. Këtë e vërteton edhe fakti që Isabel Poro, falë talentit, punës dhe arritjeve të saj  ka fituar edhe një ftesë në‘altarin’ e Sanremos, ku në Shkurtin e ardhshëm do të jetë e ftuar speciale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco