Manifesta Biennial me publikimin e fundit, prezantohet studio e Carlo Rattit

Manifesta Biennial me publikimin e fundit, prezantohet studio e Carlo Rattit

17:09, 29/10/2022

Manifesta Biennial sot ka bërë publikimin e fundit, raporton Syri.net Kosova

Manifesta14 ka prezantuar studion e Carlo Rattit, aktiviteti i së cilës përfshin disa rrugë të Prishtinës.

Carlo Ratti Associaciati ka punuar në Vizionin Urban që lidhet me rikthimin e hapësirave publike.

Këtu keni statusin e plotë:

“Secilën ditë të Manifesta 14 Prishtina kemi publikuar punimet e secilit prej 103 pjesëmarrësve tanë dhe sot mbërrijmë tek i fundit.

Studioja e CRA-Carlo Ratti Associati ka përpiluar Vizionin Urban të Manifesta 14 Prishtina.

Ratti, brenda vizionit të tij propozoi një metodologji të re të urbanizmit me bazë pjesëmarrjeje e cila u dha mundësinë banorëve në Prishtinë të marrin pjesë në rikthimin e hapësirave publike.

Ndërhyrjet urbane të CRA-Carlo Ratti Associatio përfshijnë: rruga “2 korriku”, ish-bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, Fabrikën e Tullave dhe Korridorin e Gjelbër.

Photos © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla, Ivan Erofeev, Rinor Ramadani”, thuhet në njoftimin e fundit të Manifesta Biennial në Kosovës për këtë edicion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco