‘Zogu është i lirë’/ Çfarë pritet të bëjë Elon Musk me kompaninë Twitter

‘Zogu është i lirë’/ Çfarë pritet të bëjë Elon Musk me kompaninë Twitter

10:12, 28/10/2022

Elon Musk mori formalisht kontrollin e kompanisë Twitter, ndërkohë që postoi menjëherë një mesazh ku shkruan: “Zogu është i lirë”. 

Sipas Daily Mail, mesazhi erdhi pasi ai shkarkoi nga detyra disa drejtorë të rëndësishëm.

Lëvizja e radhës pritet që të jetë rikthimin në Twitter i atyre personazheve që ishin ndaluar përjetësisht nga platforma. Mes tyre është edhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Një burim tha për Bloomberg se Musk do jetë vetë Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i kompanisë. Miliarderi Musk e bleu platformën e medias sociale për një shumë prej 44 miliardë dollarësh.

Musk kishte kritikuar në të shkuarën drejtuesit e kësaj kompanie për politikat e ndjekura, veçanërisht sa i përket censurës. Të shkarkuarit nga puna u shoqëruan nga forcat e sigurisë jashtë godinës.

Një nga drejtorët e shkarkuar ishte përgjegjës për ndalimin e Donald Trump në Twitter. Ai pritet të marrë një shumë të konsiderueshme prej 25.4 milionë dollarësh pas shkarkimit.

Musk pritet të mbajë të premten një takim të gjerë në zyrat e kompanisë ku do finalizohet marrëveshja dhe do bëhen të ditura prioritetet.

Twitter është kritikuar në të shkuarën se paragjykon dhe censuron kryesisht pikëpamjet e djathta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco