VIDEO-SYRI TV/ Libri 'Gryka e kohës' i Migjen Kelmendit dhe historia e një familjeje nga Rugova

14:50, 22/10/2022

“Gryka e kohës” është sprova e parë letrare e autorit Migjen Kelmendi. Gjuha e pasur, trilli letrar dhe historia e veçantë e romanit e fton lexuesin drejt letërsisë së mirë.

Nga SYRI TV

Një rrëfim i kulluar që na njeh me një familje nga Rugova. Përmes trillimit artistik autori Migjen Kelmendi luan me faktet, ndërsa ndër faqe fton lexuesin në zbulimin e datave e personazheve historikë, tjerrë me një ngjarje intriguese, ku nuk mënjanohet as elementi biografik. “Gryka e kohës” rrok  vitin1908.

Sprova e parë letrare e Kelmendit është shkruar në gegnisht, kurse vështirësinë e  komunikimit me lexuesit, autori e quan absurde:

Vepra është shkruar në vitin 1993, ndërsa i është nënshtruar transliterimit në vitin 2003. Përmes qëmtimit të thellë fjalësor e subjektit të veçantë, Kelmendi e fton lexuesin në një udhëtim nëpër letërsinë e mirë.    

Gaz: E. Xhemali

Op: V. Selamaj

Mont: T. Foto

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco