Gjashtë kandidatë synojnë postin e Udhëheqësit Artistik në Teatrin Kombëtar

Gjashtë kandidatë synojnë postin e Udhëheqësit Artistik në Teatrin Kombëtar

15:29, 19/10/2022

Gjatë kandidatë kanë konkuruar në konkursin për zgjedhjen e Udhëheqësit Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Sokol Plakolli, Donjeta Hyseni, Kushtrim Mehmeti, Besim Ugzmajli, Arta Muçaj dhe Zana Hoxha, janë kandidatët që kanë konkuruar në këtë konkurs.

“Për pozitën Udhëheqës Artistik në TKK, kanë aplikuar gjithsej 6 kandidatë. Pozita është duke vazhduar sipas procedurës ligjore”- thuhet në përgjigjen e MKRS.

Afati për konkurim në konkursin për zgjedhjen e UA të TKK-së është mbyllur javën e kaluar.

Rishpallja e këtij konkursi vjen pas anulimit të konkursit të kaluar nga MKRS, më 24 maj 2022.

Ky është konkursi i pestë, pas katër konkurseve të dështuara, që MKRS hap për zgjedhjen e UA së TKK-së.

Për më shumë se tre vjet pozita e UA së TKK është mbuluar me disa zëvendësues së kësaj pozite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco