Vrasja e Lolës dhe dështimi i Macronizmit

Vrasja e Lolës dhe dështimi i Macronizmit

12:39, 19/10/2022

Nga Jonathan Miller, SPECTATOR

Të premten e kaluar, një vajzë e bukur parisiane, 12 vjeç, me emrin Lola, nuk u kthye në shtëpi nga shkolla. Më vonë, në mbrëmje, trupi i saj i përdhunuar, mbytur e gjymtuar u gjet në një valixhe, pranë shtëpisë.

Policia arrestoi me shpejtësi një femër të dyshuar, ‘Dahbia B’, 24 vjeç, të cilën fillimisht e përshkruan si të sëmurë mendërisht. Më pas doli se ajo ishte algjeriane dhe në mënyrë të paligjshme në Francë. E më pas u arrestuan edhe imigrantë të tjerë algjerianë. Me sa është përcaktuar deri tani, në ditën e vrasjes, duket se ‘Dahbia B’ e priti Lolën të kthehej nga shkolla, e kapi dhe e mori në apartamentin e motrës.

Detajet e mëtejshme e kalojnë kufirin e neverisë. Me sa duket Lola u zhvesh e u përdhunua para se të vritej e copëtohej. Policia ka qenë e rezervuar, por raportohet se Lolës ia kishin nxjerrë organet e brendshme jashtë me plot kuptimin e fjalës, gjatë apo pas vrasjes. Raportohet edhe se në këmbët e vajzës ishin shkruar numrat 1 dhe 0. Dyshohet se një nga të dyshuarit ka tentuar ta shesë trupin.

Kjo nuk është thjesht një tjetër histori krimi në një qytet të njohur për to. Po kthehet me shpejtësi në politike. E majta, e tmerruar se mos fyen aleatët e saj islamikë, ka qëndruar kryesisht në heshtje. Por Éric Zemmour, kandidati i mundur presidencial, e ka deklaruar vrasjen si një tjetër shembull “frankocidi”, një neologjizëm që ka krijuar për të përshkruar terrorizimin e francezëve nga xhihadistët dhe imigrantët islamikë. Komenti Zemmour u dënua me shpejtësi nga ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, si i turpshëm.

Presidenti Emmanuel Macron i takoi prindërit e Lolës të martën, katër ditë pas krimit. Por kjo vrasje i shtohet ndjesisë së përgjithshme në rritje se autoritetet franceze po e humbin fillin.

Media sociale jep shembuj sulmesh të përditshme dhe ekspozon paaftin e policisë. Si për t’i përkeqësuar plagët, të dielën ishte përvjetori i dytë i prerjes së kokës të mësuesit të historisë Samuel Paty nga një islamik.

Asnjë nga këto nuk iu shkon përpjekjeve të Macronit për të rigjallëruar mandatin e tij të dytë presidencial. Një pjesë e madhe e vendit është pa karburant për shkak të grevës së rafinerive. Ka pasur sulme të dhunshme në pika karburanti, teksa drejtuesit e mjeteve përpiqen të furnizohen. Reforma e pensioneve e premtuar nga Macron duket e vdekur me mbërritjen në parlament. Kërcënimi i tij për të shpërndarë parlamentin dhe për të thirrur zgjedhje të reja duket me shumë zarar.

Ndjesia e përkeqësimit të rendit ndoshta nuk mjafton në vetvete për të precipituar në krizë politike ekzistenciale, por bashkë me gjithçka tjetër ajo kontribuon në dhënien e përshtypjes së një administrate që e ka humbur autoritetin në çdo dimension.

*Jonathan Miller, i cili jeton pranë Montpellier, është autor i “Franca, një vend në prag të krizës nervore”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco