Dita e Nënë Terezës

Dita e Nënë Terezës

09:38, 19/10/2022

Plot 19 vjet më parë, më 19 tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e “lumturuar” nga Papa Gjon Pali II.

Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Ajo shihet si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfrit e të varfërve”, të cilëve u kushtoi gjithë jetën.

Në 4 shtator 2016, Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës, në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan.

Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku, i cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para dhjetëra mijë pelegrinëve që mbushën sheshin qendror të selisë së shenjtë.

Anjezë Gonxhe Bojaxhi ose Nënë Tereza, u lind në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq në moshën 87-vjeçare, më 5 shtator 1997 në Kalkuta të  Indisë. Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare dhe fituese e çmimit Nobel për Paqen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco