Pas më shumë se 3 dekadash, Microsoft Office ndryshon emrin

Pas më shumë se 3 dekadash, Microsoft Office ndryshon emrin

12:23, 16/10/2022

Duket se ka ardhur koha për një riemërtim dhe një ikonë të re për Microsoft Office.

“Në muajt e ardhshëm, Office.com, aplikacioni Office për celularët, aplikacioni Office për Windows do të bëhen aplikacioni Microsoft 365, me një ikonë të re, një pamje të re dhe akoma më shumë veçori.” – njoftoi kompania.

Emrat e programeve individuale, si Word, Excel dhe PowerPoint, nuk do të ndryshojnë. Microsoft gjithashtu ka siguruar klientët se ndryshimi nuk do të ketë ndikim në llogaritë e tyre dhe se një përditësim i aplikacionit do të ndryshojë automatikisht ikonën dhe emrin.

Njoftimi i riemërimit vjen vetëm disa muaj pasi Microsoft mbylli Internet Explorer, pas gati 30 vitesh shërbimi. Paketa e softuerit u prezantua për herë të parë nga Bill Gates në vitin 1988.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco