Fotografi kosovar në listën e ngushtë të garës së madhe të fotografisë së Organizatës Botërore të Meteorologjisë

Fotografi kosovar në listën e ngushtë të garës së madhe të fotografisë së Organizatës Botërore të Meteorologjisë

21:13, 15/10/2022

Organizata Botërore e Meteorologjisë sivjet ka thyer rekord në aplikimet nga e gjithë bota për t’u bërë pjesë e kalendarit ‘WMO 2023’.

Mbi 1500 aplikime në drejtim të kësaj organizate ishin dërguar nga fotografë nga e gjithë botë e nga të cilët u përzgjodhën vetëm 80 e ku më pas do të zgjedhen vetëm 13 fotografi finaliste.

Të gjitha këto fotografi demonstruan bukurinë dhe fuqinë e motit, nevojën për të mbrojtur dhe ruajtur burimet ujore dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe mjedisore.

Në mesin e 80 fotografive të përzgjedhura është edhe fotografia e fotografit kosovar, Liridon Bytyçit, që është bërë pjesë e këtij kompeticioni përmes aplikimit, përcjell Syri.net Kosova

Fotografia me të cilën Bytyqi ka vendosur të aplikojë është realizuar në Batllavë më 25 janar të vitit 2020. Ky imazh i cili është realizuar me dron shfaq një barkë e cila ka mbetur në thatësirën e liqenit të Batllavës pas rënies së nivelit të ujit.
Ndërkaq, juria e WMO e cila përbëhet nga fotografë, meteorologë, shkencëtarë dhe ekspertë të komunimikit do ta marrë vendimin përfundimtar për 13 foto duke u bazuar edhe në pëlqimet në rrjete sociale, të kombinuar me aftësitë teknike dhe artistike si dhe ekuilibrit gjeografik. Rezultati do të shpallet më 25 tetor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco