Flasin ekspertët: Kujdes prindër, videolojërat mund t’i çojnë fëmijët drejt vdekjes!

Flasin ekspertët: Kujdes prindër, videolojërat mund t’i çojnë fëmijët drejt vdekjes!

15:33, 14/10/2022

Luajtja e video-lojërave mund të shkaktojë aritmi kardiake kërcënuese për jetën tek fëmijët me sëmundje të padiagnostikuara të zemrës, ka zbuluar një raport shkencor. Studiuesit thanë se kishin zbuluar një model të pazakontë, por të dallueshëm mes fëmijëve që humbasin vetëdijen ndërsa luajnë lojëra elektronike.

Ata paralajmëruan se lojërat luftarake me shumë lojtarë të stilit “Call Of Duty” ishin shkaktari më i shpeshtë për episode të tilla. Në raportin e botuar në revistën Heart Rhythm, shkencëtarët u kërkuan prindërve që t'i çojnë fëmijët që vuajnë nga ulja e tensionit apo të fikëtit tek një specialist i zemrës.

Ajo dhe ekipi i saj kryen një rishikim sistematik të literaturës përkatëse së bashku me kërkime të tjera për të identifikuar rastet e fëmijëve me humbje të papritur të vetëdijes ndërsa luanin video- lojëra.

Në 22 rastet që ata gjetën, lojërat e luftës me shumë lojtarë ishin shkaktari më i shpeshtë – dhe disa nga fëmijët vdiqën pas një arresti kardiak.

Eris Dhamo, pedagoge e Shkencave Sociale renditi edhe njëherë efektet negative të qëndrimit të gjatë në video-lojëra për fëmijët.

"Në vitin 2018, OBSH e ka shtuar në listën e saj të sëmundjeve edhe çrregullimet që vijnë nga lojërat. Kujdes ky argëtim duhet të jetë i limituar dhe i mbikqyrur nga të rriturit se çfarë loje është duke luajtur.

Fëmijët kur luajnë janë jo vetëm të fokusuar por edhe të axhituar dhe të përfshirë shumë në lojë, pse?! Sepse krijuesit e lojërave punësojnë psikologë që marrin pjesë në ndërtimin  e tyre në mënyrë që fëmija të krijojë varësi. Por ka studime që një pjesë të tyre, i konsiderojnë me efekte pozitive, efekte që lidhen me zhvillimin e fëmijës.

Por, koha në të cilën luhet dhe psikologjia e lojës, janë elemente shumë të rëndësishëm.

Efektet kryesore negative janë drejtpërdrejt të lidhura më shëndetin, i referohemi faktit që fëmijët mund të bëhen obezë, efekte për sa i përket zhvillimit konjiktiv, fëmija nuk del jashtë të socializohet me njerëz të tjerë, nuk luan, nuk di të krijojë marrëdhënie fizike. Mund të kenë dhe problem me gishtat duke qenë se mbi to ushtrohet presion.

Elementi tjetër negativ ju referohet vlerave të gabuara që video-lojërat transmetojnë. Një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë skena të tepruara dhune, ose dhe seksualiteti, por gati në të gjitha rastet ka sharje", u shpreh Dhamo ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco