Gjenerata e re që nisi një revolucion/ Çfarë ndodhi me Mahsa Aminin?

Gjenerata e re që nisi një revolucion/ Çfarë ndodhi me Mahsa Aminin?

10:54, 14/10/2022

Protestat kundër regjimit në Iran nuk njohin të ndalur. Sipas BBC, gjenerata e re ka ndezur një revolucion. Por cila ishte Mahsa Amini, shkëndija dhe simboli i këtij revolucioni?

Më 13 shtator, Mahsa Asini, 22 vjeç, po qëndronte pranë një rruge në kryeqytetin iranian, Teheran, me vallain e saj Kiarash, kur u ndalua dhe u arrestua nga policia e moralit e Iranit me dyshimin se po e mbante në mënyrë të pahijshme hixhabin ose shaminë e saj.

Kierash tha se i kishin thënë se motra e tij do të lirohej pas një ore ‘klase edukative’.

Dy ditë pas arrestimit, policia iraniane e raportoi për herë të parë emrin e Aminit, duke thënë se ajo ishte sëmurë për shkak të problemeve në zemër që ‘iu shfaqën papritur’ në zyrën e policisë së moralit.

Policia tha se ajo ishte transferuar menjëherë në spital. Familja e Aminit tha se mjekët u kishin thënë se zemra e saj po rrihte, por ‘truri nuk ishte më i vetëdijshëm’.

Të nesërmen, ajo u shpall e vdekur.

Familja e saj tha se ajo ishte një vajzë e re e shëndetshme dhe pa probleme mjekësore që do të shpjegonin problemet e papritura në zemër.

Shumë shpejt dolën raportime që pretendonin se ajo ishte goditur në kokë teksa ishte brenda në furgonin e policisë pasi u kap në Teheren.

Policia i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Vdekja e saj erdhi pas një sërë raportimesh për brutalitet ndaj grave nga autoritetet në Iran.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco