Kompozitorja e njohur vjen në Prishtinë për një koncert

Kompozitorja e njohur vjen në Prishtinë për një koncert

11:30, 12/10/2022
Sonte (e mërkurë/12.10.2022), Kori i Filharmonisë së Kosovës do të prezantohet me një program tejet të veçantë koral në drejtimin e një prej kompozitorëve e dirigjentëve më të njohur të kohës Ēriks Ešenvalds nga Letonia.
 
Ešenvalds është një prej kompozitorëve më të interpretuar në botë dhe inspirimin për disa prej veprave të tij e ka gjetur edhe tek muzika, kultura dhe tradita shqiptare.
 
"Legjenda për gruan e murosur" është prej veprave që do të mund ta dëgjoni në kuadër të këtij koncerti që njëherësh do të përmbyll edicionin e 5-të të "Pri Vocal Fest".
 
Koncerti mbahet në kishën katolike "Shën Ndou" në Prishtinë prej orës 20:00.
 
Rezervimet mund t'i bëni në faqen e Prishtina International Vocal Festival

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco