Elon Musk: Vajza ime u largua nga unë për shkak të ndikimit 'neo-marksist' në shkollë

Elon Musk: Vajza ime u largua nga unë për shkak të ndikimit 'neo-marksist' në shkollë

10:06, 11/10/2022

Drejtuesi i gjigantit Tesla, Elon Musk, theu heshtjen e tij për prishjen e raporteve me vajzën e tij Vivian, katër muaj pas ndryshimit të emrit dhe gjinisë së 18-vjeçares.

Ai ka thënë se vendimi i Vivian për t’u distancuar prej tij është ndikuar nga “neo-marksistët” në institucionet arsimore.

“Është komunizëm i plotë dhe një ndjenjë e përgjithshme që nëse je i pasur, je i keq”, tha Musk, 51 vjeç, duke mos specifikuar se cilave institucione i referohej.

Sipërmarrësi vuri në dukje se marrëdhënia e tij e tensionuar me Vivian “mund të ndryshojë” në të ardhmen, shkruan Page Six.

Në muajin qershor doli lajmi se Vivian kishte bërë kërkesë për të ndryshuar emrin dhe gjininë e saj, duke kërkuar që mbiemri i saj të ishte Wilson në vend të Musk.

Ndërsa Musk dhe ish gruaja e tij, Justine Wilson nuk iu drejtuan drejtpërdrejt vendimit të vajzës së tyre në atë kohë, ai u shfaq në Twitter për një bisedë me Vivian.

“Kam pasur një fëmijëri të çuditshme më tha 18-vjeçarja ime. Nuk mund ta besoj që dukem aq normal sa jam”, shkroi Wilson në atë kohë, duke shtuar se ajo i tha fëmijës së saj se sa “shumë krenare” ishte për të.

Vivian Jenna Wilson, e njohur më parë si Xavier Alexander, iu aprovua kërkesa për ndryshim emri dhe gjinie nga një gjykatës i Gjykatës së Lartë në Santa Monica një ditë pas ditëlindjes së saj të 18-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco