Sot edicioni lamtumirës i ikonës së RTP-së dhe RTK-së, Besa Çejku Buçinca

Sot edicioni lamtumirës i ikonës së RTP-së dhe RTK-së, Besa Çejku Buçinca

19:24, 10/10/2022

Prezantuesja e njohur Besa Çejku- Bujçinca sot do të japë lajmet për herë të fundit në Radiotelevizionin e Kosovës.

Ajo do të mbetet gjatë në kujtesën e shumë njerëzve pasi ishte ajo që e para dha lajmin për bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Çejku-Buçinca, gjithashtu ka qenë pjesë e Radiotelevizionit të Prishtinës.

Lajmin se sot Çejku-Buçinca do të japë lajmet për herë të fundit në RTK, e dha drejtori , Shkumbin Ahmetxhekaj.

Ahmetxhekaj, duke e quajtur ikonë Çejku Buçincën, ka njoftuar se sonte, ajo do të të jetë para shikuesve bashkë me prezantuesin e njohur, Mustafa Muçaj.
 

Statusi plotë:

Pas pak në Lajmet Qendrore
Mustafa Muçaj dhe Besa Çejku Buçinca
Edicioni lamtumirës i ikonës së RTP-së dhe RTK-së, Besa Çejku Buçinca.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco