'Mitrovica Guitar Day' po sjell artistë të njohur në vend

'Mitrovica Guitar Day' po sjell artistë të njohur në vend

12:30, 08/10/2022

“Mitrovica Guitar Days” po sjell në qytetin e Mitrovicës artistë, kitaristë të jashtëzakonshëm ndërkombëtar dhe vendorë, koncerte dhe master klasa nga kitaristë të jashtëzakonshëm.

Festivali u hap me performancën e mrekullueshme të kitaristit me renome botërore, Aniello Desiderio i cili për publikun nga Kosova ofroi një program të pasur artistik.

Të pranishëm në mbrëmjen e parë ishin, Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, drejtoresha për kulturë në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Alison Grunder, drejtori i festivalit, Erhan Mujka, studentë, artistë dhe shumë artdashës.

Festivali që mbështetet nga Ministria e Kulturës do të qëndrojë i hapur deri me 12 tetor dhe në kuadër të tij do të organizohen masterclasses nga kitaristë me renome botërore, si dhe do të ketë punëtori, prezantime dhe koncerte të tjera.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco