Çmimin Nobel për Paqe e fitojnë Ales Bialiatski dhe dy organizata për të drejtat e njeriut

Çmimin Nobel për Paqe e fitojnë Ales Bialiatski dhe dy organizata për të drejtat e njeriut

11:23, 07/10/2022

Komiteti Norvegjez i Nobel në Oslo u ka ndarë çmimin Nobel një individi dhe dy organizatave për të drejtat e njeriut.

Laureatët e vitit 2022 janë promovuesi i të drejtave të njeriut nga Bjellorusia, Ales Bialiatksi, si dhe dy organizata ajo ruse për të drejtat e njeriut “Memorial” dhe organizata ukrainase “Center for Civil Liberties”.

Fituesit ‘paraqesin rëndësinë e shoqërisë civile për paqe dhe demokraci. Ata treguan rëndësinë e të drejtës për të kritikuar pushtetin dhe mbrojnë të drejtat thelbësore të qytetarëve. Ata po ashtu arritën të dokumentojnë krimet e luftës, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe abuzimin e pushtetit”, tha Berit Reiss-Andersen, kryetare e komitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco