Teatri i Gjilanit shfaq 'Viganët' në Ferizaj

Teatri i Gjilanit shfaq 'Viganët' në Ferizaj

10:30, 07/10/2022

Në kuadër të Festivalit të Teatrove në Ferizaj, të enjten ne skene ishte teatri i Gjilanit me shfaqjen “Viganet”.

“Viganët” nga Ilir Bokshi, dramaturg Visar Krusha, koreograf Robert Nuha, kompozitor Trimor Dhomi, skenograf Bekim Korça, është prodhim i Teatrit të Gjilanit. raporton Syri.net Kosova

“Viganët” i paraqet në skenë të bëmat e kreshnikëve, përkatësisht ato të Mujit dhe kreshnikëve, njerëzve të tjerë dhe figurave mitologjike që sillen përreth Mujit duke shpërfaqur kështu një dimension të ri të këngëve kreshnike, pasurinë teatrore të këtyre këngëve, ku si te tragjedia antike, heronjtë, jeta e tyre dhe të bëmat e tyre reflektohen, ndërveprojnë dhe gjykohen me opinionin e korit duke përçuar kështu njëkohësisht vlera universale dhe moderne të këtyre këngëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco