Elon Musk dëshiron ta blejë Twitter sipas ofertës së parë

Elon Musk dëshiron ta blejë Twitter sipas ofertës së parë

19:15, 04/10/2022

Aksionet e Twitter u rritën pas një raporti që Elon Musk propozoi të blejë gjigantin e mediave sociale për ofertën origjinale prej 54.20 dollarëve për aksion.

Kompania fillimisht pranoi ofertën prej 44 miliardë dollarësh të miliarderit, të cilën e kishte propozuar në muajin prill.

Megjithatë, ai njoftoi Twitterin në muajin korrik se po planifikonte të përfundonte marrëveshjen pasi pretendoi se kompania kishte shkelur detyrimet e saj duke keqpërfaqësuar numrin e llogarive të padëshiruara dhe të rreme në platformë.

Twitter pohon se llogaritë e padëshiruara dhe të rreme përbëjnë më pak se 5 për qind të totalit të përdoruesve të tij.

Si përgjigje, Twitter ngriti një padi kundër Muskut duke e akuzuar atë mos respektim të detyrimeve të dala sipas dakordimit sepse “marrëveshja që ai nënshkroi nuk i shërben më interesave të tij personale”.

Lajmi për propozimin e fundit të Muskut vjen ndërsa të dy palët po përgatiten për një përballje ligjore në Gjykatën së Delaware, duke filluar nga 17 tetori.

Përfaqësuesit e Muskut dhe Twitterit nuk kanë komentuar lajmin e publikuar nga FOX Business. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco