Del në ankand letra e fundit e shkruar nga John Lennon, ja çka thuhet në të

Del në ankand letra e fundit e shkruar nga John Lennon, ja çka thuhet në të

15:51, 04/10/2022

Disa orë para vrasjes së John Lennon -it, ai e vendosi stilolapsin në letër, për herë të fundit në jetën e tij.

Tani ai dokument është në dispozicion për çdo koleksionist që i ka xhepat “e thellë”.

Letra e shtypur u nënshkrua personalisht nga JL më 8 dhjetor 1980 – ditën kur u qëllua dhe u vra jashtë shtëpisë së tij në NYC – dhe besohet të jetë dokumenti i fundit ligjor me autografin e tij.

John ia dërgoi atë llogaritarit të tij, Barry Nichols , dhe aty listohen 3 persona të cilëve John u dha përfaqësuesit të tij për të votuar në një takim vjetor për korporatat e Beatles që po ndodhte 9 ditë më vonë në Londër.

Kjo letër e artistit legjendar ka dalur në ankand dhe pritet të shitet rreth 50 mijë dollarë.

Legjenda e Beatles u vra në mënyrë famëkeqe nga Mark David Chapman teksa po hynte në ndërtesën e apartamentit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco