Kryeministri Kurti përkujton albanologun Robert Elsie

Kryeministri Kurti përkujton albanologun Robert Elsie

17:40, 02/10/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar albanologun, Robert Elsie, në pesëvjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se zërin e Robert Elsie e kemi dëgjuar duke përkthyer dëshimtarët shqiptarë në Gjykatën e Hagës në proceset gjyqësore kundër kriminelëve serbë.

Kurti ka përkujtuar Elsien duke treguar se si ai e njihte gjuhën shqipe me të gjitha dialektet dhe të folmet krahinore.

“Robert Elsie është albanologu më i shquar i huaj i fillimshekullit XXI. I lindur më 1950 në Vankuvër të Kanadasë, Robert Elsie do të lidhej përjetësisht me shqiptarët që nga viti 1978, kur për herë të parë vizitoi Shqipërinë. Me qëllimin për të përvetësuar shqipen, Elsie nisi të vinte rregullisht në Prishtinë, në Seminarin e Kulturës Shqiptare për të Huaj, sot Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Që kur e zbuloi botën shqiptare, ky linguist gjerman e bëri mision të jetës së tij ta bënte më të njohur në botë gjuhën, historinë dhe kulturën e shqiptarëve”, ka shkruar Kurti.

Kurti në pesë vjetorin e vdekjes së albanologut, Robert Elsie përmendi edhe botimet e tij, teksa shtoi se Elsie hartoi një fjalor historik për Shqipërinë e Kosovën.

Albanologu, Elsie vdiq më 2 tetor 2017 në moshën 67 vjeçare, ishte autor i dhjetëra librave dhe artikujve nga fushat e albanologjisë.

Po ashtu, ai kishte përkthyer letërsi shqipe në anglisht, sikur poetët Migjeni, Lasgush Poradeci e shkrimtarin Fatos Kongoli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco