MKRS jep njoftimin: Projektligji për të drejtën e autorit është gati për publikun

MKRS jep njoftimin: Projektligji për të drejtën e autorit është gati për publikun

17:38, 27/09/2022

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se është publikuar në platformë për konsultime me publikun - Projektligji për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta, shkruan Syri.net Kosova.

"Komentet tuaja mund ti bëni në sistemin online që është i hapur për të gjithë. Për ta bërë këtë, së pari duhet të regjistroheni në faqe.", thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Ky ligj ka për qëllim përcaktimin, rregullimin dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit përkatësisht të drejtave të autorëve në lidhje me veprat e tyre nga fusha letrare, shkencore dhe artistike. Gjithashtu, mbron dhe rregullon të drejtat e përafërta me të drejtën e autorit, përkatësisht të drejtat e interpretuesve, prodhuesve të fonogrameve, prodhuesve të filmave, organizatave transmetuese, të drejtat mbi veprat e pabotuara më parë, të drejtat e botuesve, të drejtat e botuesve të shtypit në lidhje me përdorimet në internet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco