Kush ishte Dr.Jusuf Kardavi, që vdiq sot?

Kush ishte Dr.Jusuf Kardavi, që vdiq sot?

14:28, 26/09/2022

Ka vdekur dijetari i botës islame, Dr.Jusuf el Karadavi.

Kështu kanë bërë me dije nga faqja e tij zyrtare e rrjetit social Facebook.

Për 96 vjeçarin, Unioni botëror i Dijetarëve Myslimanë, pati njoftuar një vit me herët se ka pasur gjendje të rëndë shëndetësore si shkak i virusit COVID-19.

Kardavi kishte prejardhje nga Egjipti. Ai para moshës dhjetëvjeçare bëri hivzin (mësoi përmendësh) Kuranin.

Në vitin 1973 ai doktoroi. Egjiptiani ishte Kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Mysliman.

Shkroi më tepër se njëqind vepra, të cilat hasën një prani të jashtëzakonshme nga bota islame. Madje, shumë nga to janë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe enden tek lexuesit shqiptarë.

Shkroi shumë për shtetin, ekonominë e bankat në Islam. E prej qasjeve interpretuese të tij që njihen e citohen, është “lehtësojani njerëzve fenë”.

Kardavi ishte anëtar në shumë organizata, si në Këshillin e Fikhut pranë Ligës Botërore Islame në Mekke, Këshilli Mbretëror për Studime të Civilizimit Islam në Jordani, në Qendrën për Studime Islame në Oksford, në Këshillin e nderit pranë Universitetit Isamik në Islamabad, në Organizatën për thirrje islame në Sueid.

Dijetari mysliman, ishte pjesë e shumë lëvizjeve islame, si kundërshtar i diktaturave. Kjo ka bërë që të jetë edhe i persekutuar shumë herë.

Për herë të fundit, më 2017, Kardavi si Kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, u fut në “listën e terrorizmit”, në mesin e 59 njerëzve dhe 12 organizata bamirëse.

Këtë e bënë përmes një deklarate të përbashkët nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejni dhe Egjipti, duke pretenduar që të njëjtit kishin lidhje me terrorizëm.

Për vdekjen e Jusuf Kardavit, shkruan edhe shumë hoxhallarë shqiptarë, duke e kujtuar atë si dijetar e enciklopedi e rrallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco