Beqiri hap ekspozitën e tij në Hamburg, i kënaqur me vizitorët

Beqiri hap ekspozitën e tij në Hamburg, i kënaqur me vizitorët

08:32, 26/09/2022

Artisti Arianit Beqiri ka hapur ekspozitën e tij në Hamburg të Gjermanisë.

Ditë më parë, Beqiri në një intervistë për KultPlus tha se kjo ekspozitë në thelb do të jetë një homazh për kujtesën kolektive.

Gjatë ditës së sotme artisti përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se ekspozita tashmë është hapur, me ç’rast ka shpërndarë edhe disa foto.

Ai është paraqitur në këtë ekspozitë me katër piktura dhe pesë instalacione, derisa ekspozita do të qëndrojë e hapur për një muaj. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco