'Summer Cult IX' mbyllet me sukses

'Summer Cult IX' mbyllet me sukses

16:52, 19/09/2022

“Summer Cult” është mbyllur me sukses duke e pasuruar jetën kulturore në kryeqytet. Edicioni i nëntë i Festivalit u mbajt në Prishtinë me 15, 16 e 17 shtator. Për tre ditë e netë me radhë, me një program të larmishëm, artistët kosovarë kanë performuar pjesë të ndryshme

Regjisorë, aktorë, muzikantë, producentë, studentë, kanë qenë pjesë e Summer Cult IX,  thuhet në komunikatën për media të Cult Club, organizatës me përvojë të gjatë në kulturë, që e realizon këtë projekt.

Aktivitetet artistike janë mbajtur në ambientet e Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës dhe Fakultetit të Arteve.

Shfaqje teatrore, interpretime muzikore, ekspozita me piktura, punëtori, masterklasa,  ishin pjesë e programit të sivjetshëm të këtij projekti artistik, që po mbush gati një dekadë tashmë.

Pjesëmarrësit kanë pasur rastin të mësojnë më shumë për pikturën, muzikën dhe se si të bëjnë një portofolio profesionale.

Drejtoresha e Cult Club, udhëheqëse e Summer Cult, Elmaze Nura është shprehur se Summer Cult, edhe sivjet solli një nivel  të lartë artistik.

“Summer Cult IX” është shndërruar tashmë në një mundësi të shkëlqyer sidomos për artistët e rinj e të talentuar, që të shprehin vlerat e tyre e të krijojnë bashkëpunime të reja””, ka potencuar Nura, regjisore e njohur e teatrit, profesoreshë në Fakultetin e Arteve.

Këshilltari i MKRS-së Liburn Jupolli, në emër të ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ka vlerësuar lart aktivitetin duke shprehur konsiderata për punën e Cult Club.

Festivali ka zgjuar interesim edhe për atmosferën e krijuar përmes organizimit të after-party-ve për tre netë, me muzikë live dhe interpretime të muzikantëve.

“Summer Cult IX” është pjesë e Programit Vjetor të Cult Club, në kuadër të të cilit janë edhe dy ngjarje të tjera vjetore tradicionale: “Teatri në shkolla” dhe “Konferenca Teatrore”.

Aktivitetet janë mbështetur nga MKRS, komuna e Prishtinës, BKUK, Fakulteti i Arteve në UP dhe organizata Optima.

May be an image of one or more people and text

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco