'Shpërthen' Jennifer Lawrence pasi u pagua më pak se DiCaprio, shokon me deklaratën e saj

'Shpërthen' Jennifer Lawrence pasi u pagua më pak se DiCaprio, shokon me deklaratën e saj

17:34, 08/09/2022

'Ende nuk po paguhem aq shumë për shkak të vaginës sime?', Jennifer Lawrence ka folur për diferencën 'shqetësuese' të pagave prej 5 milionë dollarësh mes saj dhe Leonardo DiCaprio, transmeton Syri.net Kosova

Jennifer Lawrence ka diskutuar për zhgënjimin e saj për t'u paguar 5 milionë dollarë më pak se ylli tjetër i filmit "Don't Look Up", Leonardo DiCaprio.

Dyshja ishin aktorët kryesorë në filmin satirë politike, ku luajtën edhe Timothee Chalamet, Cate Blanchett dhe Meryl Streep.

Sipas raportimeve, Leonardo u pagua 30 milionë dollarë për filmin, ndërsa Jennifer thuhet se u pagua 25 milionë dollarë – pavarësisht se ishte ylli kryesor.

Në një intervistë për Vogue për numrin e tetorit, Jennifer e përshkroi diferencën e pagave mes yjeve si 'shqetësuese'.

Ajo tha: 'Nuk ka rëndësi sa shumë bëj. Unë ende nuk do të paguhem aq sa ai djalë, për shkak të vaginës sime?'/Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco