“Summer Cult” me një program të pasur në Edicionin e Nëntë

“Summer Cult” me një program të pasur në Edicionin e Nëntë

13:40, 07/09/2022

Artistët  do të mblidhen sërish në Summer Cult, në edicionin e nëntë të kësaj ngjarjeje tradicionale që mbahet në Prishtinë.

Nën organizimin e Cult Club, një organizatë me përvojë të gjatë në art e kulturë, aktivitetet do të fillojnë me 15 shtator, me një ceremoni të hapjes në ambjentet e Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës.

Regjisorë, aktorë, muzikantë, producentë, studentë, do të jenë pjesë e Summer Cult IX, prej 15,16 e 17 shtator në Prishtinë, thuhet në komunikatën për media të Cult Club.

Shfaqje teatrore, filma të shkurtër, interpretime muzikore, ekspozita me piktura, punëtori, masterklasa dhe after-party, janë pjesë e programit të sivjetshëm të këtij projekti artistik, që po mbush gati një dekadë tashmë.

Drejtoresha e Cult Club, udhëheqëse e Summer Cult, Elmaze Nura është shprehur se Summer Cult, sjell edhe sivjet risi në jetën artistike, duke ju dhënë mundësi artistëve të performojnë e të promovohen.

“Summer Cult IX”, ka një program të ngjeshur dhe është një hapësirë e çmuar artistike, ku performohet, shkëmbehen përvoja, krijohen partneritete dhe promovohen sidomos të rinjtë”, ka potencuar Nura, regjisore e njohur e teatrit, profesoreshë në Fakultetin e Arteve.

“Summer Cult IX” është pjesë e Programit Vjetor të Cult Club, në kuadër të të cilit janë edhe dy ngjarje të tjera vjetore tradicionale: “Teatri në shkolla” dhe “Konferenca Teatrore”.

Aktivitetet janë mbështetur nga MKRS, komuna e Prishtinës, BKUK, Fakulteti i Arteve në UP dhe organizata Optima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco