Shfaqja teatrale 'Hija e Kopshtit', artistë ndërkombëtarë e vendorë përmes artit kujtojnë familjen Bogujevci

Shfaqja teatrale 'Hija e Kopshtit', artistë ndërkombëtarë e vendorë përmes artit kujtojnë familjen Bogujevci

23:15, 04/09/2022

Forcat serbe, vranë 14 anëtare të familjes Bogujevci, ndërsa Saranda mrekullisht i mbijetoi masakrës.

Kjo ngjarje e dhimbshme preku shkrimtaren nga Britania, Sara Hehir, e cila më pas disa herë e vizitoi Kosovën.

Ajo së bashku me disa artistë të tjerë dedikuan një shfaqje artistike për historinë e familjes Bogujevci.

“Unë fillova te interesohesha për Kosovën, kur shumë refugjatë erdhën në Britani në Manchester, si pasojë luftës. Unë kam dëgjuar për familjen Bogujevci kohë më parë, por Sarandën e takova në vitin 2016-të dhe që nga atëherë u bëmë shoqe. Ideja e kësaj shfaqje artistike është për treguar se çfarë ka ndodhur me këtë familje gjatë luftës së fundit në Kosovë. Fëmijëria e Sarandës u përmbys nga lufta”, thotë ajo për Tëvë 1.

Ndërsa regjisorja Nastazja Donardzka thotë se në Perëndim ka shumë qytetarë që nuk e dinë të vërtetën për luftërat në ish-Jugosllavi.

Prandaj përmes artit ajo synon që të tregojë disa prej ngjarjeve që kanë ndodhur në Kosovë.

“Luftërat që janë zhvilluar në ish-Jugosllavi nuk konsiderohen shumë të rëndësishme nga Perëndimi. Ka shumë njerëz në Perëndim që nuk e dinë se çfarë ka ndodhur në Ballkan, kanë pikëpamje të çuditshme sa i përket këtij rajoni. Prandaj përmes artit synojmë të tregojmë disa prej ngjarjeve që fatkeqësisht kanë ndodhur në këtë vend. Ka shumëçka për të treguar rreth historisë së Kosovës”, tha ajo.

Projekte të tilla artistike do të vazhdojnë të realizohen edhe në të ardhmen.

Projekti i Fondacionit “Familja Bogujevci” është mbështetur nga Komuna e Prishtinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco