Vdes në një akisident rrugor miliarderi i njohur

Vdes në një akisident rrugor miliarderi i njohur

19:14, 04/09/2022

Miliarderi Cyrus Mistry, ish-kryetar i Tata-s, vdiq të dielën në një aksident rrugor teksa po udhëtonte për në Mumbai.

Një person tjetër u vra dhe dy pasagjerë të tjerë u plagosën, tha policia në shtetin perëndimor Maharastra të Indisë.

Mistry, i cili ishte 54 vjeç, u rrëzua si kryetar i Tata-s në vitin 2016, pas kritikave për performancën e tij.

Ai u zëvendësua nga Ratan Tata, njeriu që Mistry e kishte zëvendësuar vetë vetëm katër vjet më parë.

Kompania operon në më shumë se 100 vende, duke ofruar produkte si kripë, çelik dhe softuer dhe kishte të ardhura prej 130 miliardë dollarësh vitin e kaluar.

Mistry dhe shoqëruesit e tij po udhëtonin me një makinë Mercedes në rrethin Palghar të Maharashtra kur aksidenti ndodhi të dielën pasdite, tha policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco