Arrihet marrëveshja për dëmshpërblimin e familjeve të viktimave të Mynihut '72

Arrihet marrëveshja për dëmshpërblimin e familjeve të viktimave të Mynihut '72

23:47, 31/08/2022

Gjermania raportohet se ka arritur një marrëveshje pas pothuajse 50 vitesh me familjet e viktimave të sulmit terrorist në Lojërat Olimpike të Mynihut ’72.

Siç raporton ish-ministri gjerman Gerhart Baum, i cili tashmë është një nga përfaqësuesit ligjorë të familjarëve të viktimave, shuma totale e vendosur për dëmshpërblim është rreth 28 milionë euro.

Më 5 shtator 50 vjet më parë, 11 sportistë izraelitë u vranë gjatë sulmit të grupit terrorist palestinez “Shtatori i Zi”, pas dështimit të operacionit për çlirimin e tyre që u krye nga policia gjermane.

“Ne e mirëpresim faktin që pak para 50-vjetorit të masakrës ndaj sportistëve izraelitë në Lojërat Olimpike të Mynihut, u arrit një marrëveshje për kompensimin e familjeve të viktimave. 

Kjo marrëveshje nuk mund të shërojë plagët, por përfshin një marrje të përgjegjësisë nga Gjermania dhe njeh vuajtjet e tmerrshme të viktimave, të cilët do t’i përkujtojmë javën e ardhshme”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të presidentëve Isaac Herzog dhe Frank-Walter Steinmeier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco