Ramë Lahaj me dedikim për Nexhmije Pagarushën

Ramë Lahaj me dedikim për Nexhmije Pagarushën

11:40, 26/07/2022

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, prej disa ditësh ka nisur edicionin e dytë të koncertit të tij të quajtur “RLIOF” (Ramë Lahaj International Opera Festival), i cili nisi gjegjësisht më 21 korrik dhe do të zgjasë deri më 28 korrik 2022.

Deri më tani kanë interpretuar një sërë yjesh të njohur vendor si dhe ndërkombëtar.

E mbrëmja e sotme (26 korrik) do t’i dedikohet bilbilit të muzikës shqipe, artistes së ndjerë, Nexhmije Pagarushës. 

Përveç kësaj, sonte do të përkujtohet edhe artisti i madh i muzikës shqiptare, Çesk Zadejën.

Image

Postimi i plotë i Lahajt:

“Kanë kalu 2 vite prej kur zemra jonë Nexhmije Pagarusha nuk është më në mesin tonë për të ardhë e për të na mbështetë edhe fizikisht në mbrëmjet tona, ashtu siç bënte dikur edhe pse shëndeti e kishte rënduar.

Ajo jeton e frymon rreth nesh, e kemi përditë e në çdo çast me vete përmes thesarit muzikor që ajo na ka lënë.

Festivali do të ishte i mangët pa një mbrëmje që i dedikohet të madhes Nexhmije Pagarusha, andaj ju ftoj të gjthëve që sonte ta kujtojmë së bashku muzikën e shpirtin e saj, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Kosovë, prej orës 20:00.

Sonte do të kujtojmë edhe të madhin e muzikës shqiptare Çesk Zadeja, në 95 vjetorin e tij me shumë vepra premierë enkas për natën e sotme, që do të performohen nga Arta Jashari, Zana Abazi Ramadani, Mirlinda Koci, Klodjan Kaçani, Armand Likaj dhe Granit Musliu, shoqëruar në piano nga Mennan Bërveniku”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco