Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare aktori i 'Titanic'

Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare aktori i 'Titanic'

18:56, 25/07/2022

David Warner, aktori britanik rolet e të cilit varionin nga tragjeditë e Shekspirit deri tek klasikët e kultit fantastiko-shkencor, ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare.

Familja e Warner tha se ai vdiq nga një sëmundje e lidhur me kancerin të dielën në “Denville Hall”, një shtëpi për të moshuarit në Londër.

Shpesh në rolet e “të keqit”, Warner ka luajtur në thrillerin psikologjik të vitit 1971 “Straw Dogs”, klasikun e vitit 1976 “The Omen”, aventurën e udhëtimit në kohë të vitit 1979 “Time After Time” ku luajti rolin e Jack the Ripper. Hall ka luajtur dhe në filmin e suksesshëm të 1997 “Titanic”, në rolin e shërbëtorit Spicer Lovejoy.

I trajnuar në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër, Warner u bë ylli i ri i kompanisë “Royal Shakespeare”, duke luajtur role si Mbreti Henry VI dhe Mbreti Richard II. Performanca e tij e vitit 1965 në rolin e “Hamlet”, me regji të Peter Hall, u konsiderua si një nga më të mirat e gjeneratës së tij.

Gregor Doran, drejtori artistik i “RSC”, tha se Hamleti i Warner, “dukej mishërimi i rinisë së viteve 1960 dhe kapte shpirtin radikal të një epoke të trazuar”.

Warner luajti gjithashtu në filmin e Hall-it të vitit 1968, “A Midsummer Night’s Dream”, përkrah Helen Mirren dhe Diana Rigg.

Pavarësisht vlerësimit të tij si aktor skene, frika kronike e skenës bëri që Warner të preferonte punën në film dhe televizion për shumë vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco