U pushkatuan nga diktatura, Meta nderon poetët Vilson Blloshim dhe Genc Leka: Simbole të guximit dhe kurajës

U pushkatuan nga diktatura, Meta nderon poetët Vilson Blloshim dhe Genc Leka: Simbole të guximit dhe kurajës

20:03, 17/07/2022

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 45-vjetorin e pushkatimit nga regjimi komunist të dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.

Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit i cilëson dy poetë si korifej që ndriçuan Shqipërinë dhe ndërgjegjen shoqërore në një periudhë të errët.

“Simbole të fjalës së lirë, guximit, kurajës dhe dinjitetit njerëzor, do të jetojnë përgjithmonë në vargjet e tyre frymëzuese për lirinë”, shkruan Meta.

POSTIMI I PLOTË I PRESIDENTIT

Në përvjetorin e 45-të të pushkatimit të poetëve martirë Vilson Blloshmi dhe Genc Leka nderojmë kujtimin dhe veprën e tyre të paharruar, si dhe të të gjithë shkrimtarëve dhe artistëve që persekutoi, burgosi dhe vrau diktatura.

Dy korifej të dritës që ndriçuan ndërgjegjen shoqërore në një periudhë të errët, simbole të fjalës së lirë, guximit, kurajës dhe dinjitetit njerëzor, do të jetojnë përgjithmonë në vargjet e tyre frymëzuese për LIRINË.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco