Vdes poeti dhe përkthyesi Xhevdet Bajraj

Vdes poeti dhe përkthyesi Xhevdet Bajraj

20:00, 22/06/2022

Ka vdekur poeti dhe profesori universitar, Xhevdet Bajraj.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadil Bajraj, shkuan Syri.net Kosova.

“Njoftim mortor: sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im Xhevdet Bajraj. Për datën e varrimit ju lajmërojmë në ditët në vijim”, ka shkruar ai.

Xhevdet Bajraj ishte poet dhe përkthyes.

Ai ka marrë disa çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Poezia e tij krahas përfshirjes nëpër antologji të ndryshme në gjuhën shqipe, spanjolle, serbe dhe angleze, është përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Në Meksiko Siti (Meksikë) jetonte nga viti 1999, ku shkoi me bursën e Parlamentit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve.

Kishte nënshtetësi Meksikane dhe nga viti 2002 punonte si profesor në Akademinë e Krijimtarisë Letrare në Universidad Autónoma de la Ciudad de México (UACM), ku ligjëronte disa lëndë mbi poezinë. Që nga viti 2016 mirrte bursë nga Sistemi Kombëtar i Krijimtarisë Artistike (meksikane).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco