Publikohet libri me titull 'Fakte gjeografike të komunës së Drenasit në mes dy luftërave (1945/1998)'

Publikohet libri me titull 'Fakte gjeografike të komunës së Drenasit në mes dy luftërave (1945/1998)'

12:11, 22/05/2022

Florim Isufi përmes një statusi në Facebok ka ndarë detaje nga publikimi i librit me titull “Fakte gjeografike të komunës së Drenasit në mes dy luftërave (1945/1998)”, transmeton Syri.net Kosova.

Isufi njofton se libri ka dal nga shtypi dhe është i punuar në formë analitike statistikore dhe gjeografike, duke fituar rezultatet nga korrelacionet, asimetritë, devijimet standarde, trendët si dhe interpolimet përmes GIS-it dhe kombinimit të variablave.

Postimi i plotë: 
Të nderuar miq!
Drenica ishte dhe është njësi territoriale me përmbajtje interesante gjeografike për studime dhe analiza, si në aspektin e gjeografisë fizike ashtu edhe në atë të gjeografisë shoqërore. Kjo hapësirë ishte promotor i të gjitha aktiviteteve rezistuese ndaj armikut, gjithashtu edhe determinues i fillimit të aktiviteteve çlirimtare. I gjithë ky aktivitet kushtëzoj specifika sociale-ekonomike dhe psikologjike të popullsisë së këtij regjioni.
Bazuar në tërë këto ngjarje dhe në vazhdën e publikimeve, kemi punuar librin me titull “Fakte gjeografike të komunës së Drenasit në mes dy luftërave (1945/1998)”. Libri ka dal nga shtypi dhe është i punuar në formë analitike statistikore dhe gjeografike, duke fituar rezultatet nga korrelacionet, asimetritë, devijimet standarde, trendët si dhe interpolimet përmes GIS-it dhe kombinimit të variablave. I gjithë materiali analitik dhe hartografik është autentik dhe i punuar me GIS të viteve të ’90-ta.
Lexim të këndshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco