E Diel - poezi nga Astrit Veliqi

E Diel - poezi nga Astrit Veliqi

23:35, 15/05/2022

E Diel

0ra 12
Mollët e kuqe po bien
Në këtë çast 
Zjarret po fiken
Nga pikat e shiut
Buzët po puthen nën çati 
Dashuria e parë
Po tingëllon në telefon 
Sikur po dremit ujëvara
Në dritare dielli po ngrohet
E në prapaskenë
Prap tik-taku
Me zilen magjike 
Puthi numrin 12

(Poezia 'E Diel', është pjesë e disa poezive në dorëshkrim që priten të botohen në të ardhmen)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco