Ju kujtohet ‘E shëmtuara Beti’? Seriali po rikthehet me sezonin e ri pas 21 vitesh

Ju kujtohet ‘E shëmtuara Beti’? Seriali po rikthehet me sezonin e ri pas 21 vitesh

14:30, 13/05/2022

Një lajm i mirë mbërrin për dashamirësit e serialeve dhe telenovelave.

“E shëmtuara Beti” do të rikthehet përsëri në ekran.

Ana Maria Orozco (Betty) dhe Jorge Abello (Armando) do të jenë pjesë e serialit i cili do të prodhohet nga “Onceloops Media”.

Mesa duket, këto dy kompani kanë përgatitur një projekt inovativ në të cilin do të prezantojnë dy versione të së njëjtës histori.

“Është një projekt i pa precendentë ku shikuesi do të përballet me një eksperiencë imagjinare në ekran si kurrë më parë. Pyetja e madhe është: A do të divorcohet çifti më ikonë në botën e telenovelave?”- përshkruan në deklaratën e kompanisë për portalin “Produ”, e cila konfirmoi ribashkimin në setin e regjistrimit të Orozco dhe Abello, 21 vjet pas “Ugly Betty”.

Edhe pse për momentin këta dy personazhe nuk e kanë përmendur projektin në rrjetet sociale apo njoftimet zyrtare, kompanitë që ndajnë bashkëprodhimin e serialit pohuan se kanë pritshmëri të mëdha për historinë më të re të çiftit të famshëm.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco