VIDEO/ Ed Sheeran publikon këngën e re, xhiron klipin në Kiev të Ukrainës

VIDEO/ Ed Sheeran publikon këngën e re, xhiron klipin në Kiev të Ukrainës

12:03, 22/04/2022

Këngëtari i njohur, Ed Sheeran ka publikuar këngën e tij më të re. 31-vjeçari ka bashkuar forcat me reperin, Lil Baby dhe kanë sjellë hitin “2step”.

Përmes një deklaratë për shtyp, Ed zbuloi se videoklipin e kësaj kënge e ka xhiruar në Kiev të Ukrainës para pushtimit rus.

“Kam xhiruar klipin në qytetin e Kievit, para se të fillonte lufta. Ishte hera e parë që e vizitova këtë vend dhe u ndjeva i mirëpritur gjatë qëndrimit tim atje.

Ukraina është një vend krenar dhe jam shumë mirënjohës që pata mundësinë të filmojë videon atje. Unë jam me Ukrainën”, u shpreh ai.

Kujtojmë që Ukraina aktualisht ndodhet në pushtimin rus dhe situata paraqitet shumë e rënduar, ndonëse tashmë kanë kaluar disa javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco