Shtëpia botuese denoncon skandalet e radhës në MKRS, tërhiqet nga Këshilli i Librit

Shtëpia botuese denoncon skandalet e radhës në MKRS, tërhiqet nga Këshilli i Librit

10:45, 06/04/2022

Botuesi Berat Dakaj ka drejtuar akuza ndaj Këshillit të Librit të MKRS-së. Ai ka thënë se shtëpia botuese që përfaqëson, po tërhiqet ga ky Këshill për shkak të parregullsive të shumta, shkruan Syri.net Kosova.

“Nga sot, me datë 06.04.2022, shtëpia botuese “Armagedoni” shkëput çdo marrëdhënie me anëtarët e Këshillit të Librit të MKRS-së. Përpos që nuk do t’u jepet hapësirë për botim të shkrimeve në revistën “Akademia” asnjëherë, s’do të botojmë kurrë asnjë libër të tyre, as të shkruar për veprimtarinë e tyre. “, ka shkruar në një postim Dakaj.

“Ky Këshill libri, disa anëtarë të tij, që disa vjet po favorizojnë kolegët e fakulteteve që kanë revista e që një ditë po e një ditë jo hanë dhe pinë bashkë nëpër kafeteri dhe restorante të Prishtinës. Më tutje, disa anëtarë po favorizojnë OJQ-të dhe po vazhdojnë konfliktin e interesit. Derisa të publikohet vendimi i përkrahjes së revistave për vitin 2022 do të mbledhim dëshmi të vlerësimit të keq, tendencioz, favorizues dhe skandaloz dhe, pas ankesës që do të bëjmë në MKRS, do ta paditim Këshillin i cili nuk po punon sipas Rregullores së Punës dhe sipas Ligjit për Biblioteka dhe Libër.”, ka potencuar Berat Dakaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco