KAFE SHQETO/ Një artist i madh humori si Julian Deda

KAFE SHQETO/ Një artist i madh humori si Julian Deda

14:03, 25/03/2022

Këtë mëngjes në emisionin “Kafe Shqeto” në “Syri TV”, ishte i ftuar humoristi i njohur Julian Deda.

Intervista nisi në një mënyrë shumë të veçantë, ku Juli tregoi me humor se nuk kishim parë ndonjëherë intervistë të tillë, pasi ai ndodhej në oborrin e punës i rrethuar nga disa pemë ullinjsh, ku për të tha dhe një nga batuat e tij.

 

Përveçse u fol për situatën aktuale të protestave që u zhvilluan së fundmi, u fol edhe për kolegët e tij, të cilët po dalin nga uniforma e komedisë dhe kanë qenë afër qeverisë aktuale.

I pyetur si e sheh këtë angazhim të artistëve shqiptarë, se cilin preferon nga lajmet ‘Flor Binaj me partinë e vetë me partinë e vetë të shoqërisë civile apo Gaz Paja si investitor strategjik i këtij vendi’, Juli u përgjigj:

 

“Çështja e Florit nuk është e vërtete. Nuk ka lidhje me një lëvizje politike Flori, për momentin, të paktën për dijeninë time. Flori duhet përshëndetur për këtë nismë që ka marrë por jo vetëm sepse ai ka bërë disa angazhime të tjera dhe sigurisht që shyqyr që ka artistë që ngrihen artistë dhe flasin. Ndërsa për sa i përket çështjes së Gazit, lexova një sqarim në Instagram, deri diku si një njeri i djathtë jam kundër linçimeve të njerëzve që tentojnë të bëjnë biznes me këtë vend. Nëse biznesi është i ligjshëm bravo i qoftë, nëse është i paligjshëm do përgjigjet para drejtësisë, dikush ta hetojë por kjo nuk është puna ime. Nuk kam asgjë për të thënë për aq kohë sa ai e ka sqaruar vetë.”

 

Ndër të tjera, Juliani foli edhe për leksionet që Ermal Mamaqi ka nisur të japë së fundmi.

“Unë nuk kam shkuar asnjëherë në seminaret e Ermalit, por unë kam punuar me Ermalin 12 vjet dhe kam marrë boll leksione se si vishen nuset, si rregullohen ambientet e dasmave dhe se si bëhen këngë dashurie”- u shpreh me humori Juli.

 

Për më tepër ndiqni videon:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco