Luan Zhegu kujton Vaçe Zelën: Sillej si një këngëtare e madhe pavarësisht kohës! Nuk këndonte çdo natë

22:45, 22/03/2022

I ftuar në A Show, me Adi Krastën në SYRI TV, këngëtari dhe kantautori i njohur Luan Zhegu ka folur për jetën dhe karrierën e tij artistike ndër vite.

Zhegu ka kujtuar fillimet e karrierës së tij si dhe bashkëpunimin me këngëtaren e madhe Vaçe Zelën, ku sipas tij ishte një këngëtare që pavarësisht kohës, dinte të sillej si një këngëtare e madhe, pasi nuk këndonte çdo natë si të tjerët.

Sipas Zhegut, të këndoje çdo natë ishte e tmerrshme, pasi vetëm të hënën kishte pushim.

Krasta: Si jeni ndier kur këngët e tua këndoheshin nga njerëzit pa ardhur akoma në radio?

Zhegu: Më keni kujtuar një ngjarje kur sapo isha fejuar dhe po dilja me nusen nga liqeni kur dëgjoj ca çuna me kitarë që po këndonin një këngë që unë kisha krijuar por po e këndonin shumë bukur dhe i afrohem për ti përgëzuar më shumë. I pyes po kush e ka bërë këtë këngë? Dhe ata më thonë që kjo është një këngë korçare. Qesha dhe i them që kjo është kënga ime. Pas asaj shkoj dhe e regjistroi këngën në emrin tim.

Zhegu ka kujtuar edhe këngëtaren e madhe Vaçe Zela dhe bashkëpunimin më të në Orkestrën

Krasta: Kur ti ke punuar në Orkestrën e Varietes  dhe keni punuar me Vaçen. Kur kam intervistuar Vaçen dhe vajzën e saj e cila më ka konfirmuar një informacion që kisha marrë se Vaçja nuk sillej si një këngëtare, nuk këndonte me urdhër, e kishte shumë inat të këndonte natë për natë dhe bënte ca vickla prej këngëtare të madhe të cilën mendoj se i takonte totalisht.

Zhegu: Pavarësisht se ishte e tillë koha, por asaj i takonte katërcipërisht. Na bëhej qejfi që sa më shumë të ruhej Vaçja aq më mirë ishte sepse çdo natë shfaqje ishte e tmerrshme Adi, vetëm një ditë të hëne bënim pushim neve.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco