Zbulohen 4 mijë vepra të trashëgimisë kulturore të vjedhura, ja kush u arrestua

Zbulohen 4 mijë vepra të trashëgimisë kulturore të vjedhura, ja kush u arrestua

11:50, 17/03/2022

4 mijë objekte të trashëgimisë kulturore janë zbuluar në një banesë në Tiranë.

Këto vepra dyshohet se kanë qenë të vjedhura, ndërkohë që për rastin ka pasur një person të arrestuar.

Objektet janë gjatur brenda një banese ndërsa është arrestuar në flagrancë një person për të cilin mësohet se quhet Artan Koçiu .

Blutë e Tiranës kishin informacione në rrugë operative rreth këtij aktiviteti.

Dëshmia e të arrestuarit dhe bashkëpunimi me ekspertët e Ministrisë së Kulturës do të bëjnë të mundur verifikimin e objekteve dhe përkatësinë e tyre.

Nën sekuestro janë vë ikona nga objekte të vjetra kulti, objekte etnografike, objekte të artit pamor, libra të vjetër, etj. Një pjesë e mirë e tyre dyshohet të jenë vjedhur nëpër objekte kulti.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme ne DVP Tiranë pas një informacioni dhe verifikimesh disa ditore zbulohet një banesë ku gjendeshin rreth 4000 objekte, një pjesë e mirë e të cilave dyshohet të jenë objekte të trashëgimisë kulturore.

Vazhdon puna me Ministrinë e Kulturës për inventarizimin e tyre dhe përcaktimin e atyre që janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe përcaktimin e objekteve ku janë marrë apo vjedhur si Kishat Ortodokse në Shqipëri, Greqi e Maqedoni Veriore. Arrestohet një person me iniciale A.K.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco