Instagrami do të ndalojë së funksionuari nga mesnata në Rusi

Instagrami do të ndalojë së funksionuari nga mesnata në Rusi

17:54, 13/03/2022

Instagram do të pushojë së funksionuari në Rusi nga mesnata e sotme, pasi pronari i këtij aplikacioni, tha se do të lejonte mesazhe nga përdoruesit që kërkonin në mënyrë efektive vdekjen e trupave dhe liderëve rusë.

Rregullatori i komunikimit i vendit tha në një e-mail se do të mbyllte platformën e ndarjes së fotografive dhe se 80 milionë përdoruesit rusë duhet të zhvendosin përmbajtjen e tyre në një nga platformat “konkurruese” të vetë shtetit.

Kremlini dëshiron që Meta të cilësohet si një organizatë ekstremiste, pasi tha se do të lejonte që postimet kundër liderëve dhe trupave ruse të mos kontrolloheshin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco