'Bestseller'/ Libri 'Njeriu pas perdes: Brenda rrjetit sekret të George Soros', më i shituri në botë

'Bestseller'/ Libri 'Njeriu pas perdes: Brenda rrjetit sekret të George Soros', më i shituri në botë

17:04, 28/02/2022

'Njeriu pas perdes: Brenda rrjetit sekret të George Soros' i gazetarit amerikan, Matt Palumbo, tashmë është bestseller në botë, vetëm pak muaj pas daljes në treg. 

Palumbo, që shkruan për emisionin 'Bongino', një program politik i rrjetit të madh Fox Nation, thotë se Soros dhe Anthony Blinken kanë lidhje dhe interesa të forta financiare me njëri-tjetrin. Soros dikton dhe orienton politikat e Shtëpisë së Bardhë në interres të rrjetit të tij. 

Të vërtetat për rrjetin e Soros dhe kurioziteti i lexuesve për të kuptuar se si manjati amerikan cenon jetën e miliona qytetarëve në mbarë botën, e kanë shndërruar librin më të shiturin në planet, sipas 'Amazon'. 

Image

Gjithashtu, Palumbo, në librin e tij, shkruan edhe për vendimin e sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken i cili shpalli non grata në SHBA, ish-kryeministrin Sali Berisha. 

Ai shkruan se DASH nuk po ofron prova për rastin e Berishës, madje edhe pas insistimeve të kongresmenit republikan, Lee Zeldin.  

Sipas gazetarit të njohur, DASH po mashtron, ndërsa ai thekson se vendimi për Berishën u duk se 'erdhi nga askundi'. Më tej, Palumbo shkruan se dosja për Berishën u përgatit nga ish-gruaja e Edi Ramës, Delina Fico, edhe kjo e lidhur me Sorosin.

PJESË NGA LIBRI I PALUMBO
Përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës Departamentit të Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim. Instituti drejtohet nga një grua e quajtur Delina Fico, e cila është Drejtore e Shoqërisë Civile. Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim është një nga dy grupet e krijuar nga Soros (tjetri është Universiteti i Evropës Qendrore). Fico dikur ka qenë e fejuar me kryeministrin socialist Edi Rama dhe më pas u martua me Bledi Çuçin, një nga aleatët e ngushtë të Ramës.

Me sa duket, Blinken nuk mund të flasë në emër të askujt tjetër në Departamentin e Shtetit kur bie fjala për lidhjet e tyre me Soros, madje as në emër të vetë babait të tij.

I ati i Antony, Donald Blinken, dhe gruaja e tij Vera financuan Arkivat e Shoqërisë së Hapur Vera & Donald Blinken në Universitetin e Evropës Qendrore (ECU), e cila përmban një koleksion dixhital të dokumenteve historike hungareze. Në një raport të Soros Foundations Netëork më 2002, babai i Blinken renditet i treti në listën e Bordit të të Besuarve, pas kryetarit Soros dhe Aryeh Neier.

Donald Blinken ka qenë Ambasador i SHBA në Hungari nga 1994 deri më 1998, pikërisht kur Soros po përgatiste terrenin atje, dhe ai e gruaja e tij kishin lidhje të ngushta me qeverinë socialiste.

Blogu i përditshëm Hungarian Spectrum, i cili përmend Sorosin midis donatorëve të tij, ishte entuziast për Blinken si Sekretar Shteti i mundshëm pas zgjedhjeve më 2020, sepse ‘Hungaria nuk do të lihej në harresë gjatë katër apo ndoshta tetë viteve të ardhshëm në Washington’.

Pasi Blinken u konfirmua si Sekretar Shteti, gazeta hungareze Magyar Nemzet e quante ‘lajm i madh për George Soros’. Dhe pa dyshim që ashtu është.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco