Fëmijët e Charlie Chaplinit trondisin teksa tregojnë anën e errët të aktorit: Ishte tjetër njeri në shtëpi

Fëmijët e Charlie Chaplinit trondisin teksa tregojnë anën e errët të aktorit: Ishte tjetër njeri në shtëpi

13:01, 18/02/2022

Ai ishte ylli më i famshëm i epokës së filmit pa zë që bëri një brez të tërë të qeshnin me lëvizjet e tij.

Ndërsa sot një filmi i ri i jep zë jetës së tij private të shumë përfolur nga fëmijët e aktorit që kishte me gruan e fundit Oona O’Neill të cilët ndajnë mendimet e tyre mbi historinë e çuditshme të babait të tyre në filmin me titull ‘Charli Chaplini i vërtetë’ që shfaqet sot në kinema që tregon hisiorinë e fshehur të komedianit ti cili u martua katër herë dhe supozohet se ka fjetur me mbi 2000 gra.

Videot private të marra brenda shtëpisë së tij e përshkruajnë një zotëri të moshuar duke qeshur dhe i qetë me familjen etij.

Por djali i tij  Michael 75 vjeç shprehet për teleshikuesit:

''Isha disi i frikësuar nga babai im. Ai ishte aq i fuqishëm sa nuk mund të debatonim me të, sepse ai mendonte se nuk mund të gabonte’.

Ndërsa motra e tij Geraldine 77 vjeç shton:

''Babai im nuk ishte Charlie Chaplin. E dija që ishte i njëjti person, por nuk ngjanin aspak, përveçse kur ai ishte në audiencë ai do të ishte Charlie Chaplin njeriu tjetër’.

I lindur në jug të Londrës në vitin 1889 Chaplin kur udhëtoi për në SHBA në moshën 24 vjeçare ishte trokë.

Pesë vite më vonë ai lidhi martesën e tij të parë me aktoren 16 vjeçare Mildred Harris në Los Anxhelo në 1918 pas një alarmi të rremë shtatzënie.

Dyshja patën një djalë një vit më vonë por ai vdiq vetëm tre ditë pas lindjes dhe Chaplin u largua menjëherë nga Harris.

Kur ata u divorcuan ajo përmendi ‘mizorinë mendore’ si një ndër arsyet e ndarjes së tyre.

Në këtë fazë Chaplin ishte në rritje në karrierë dhe ai u bë ni njohur për audiencën me filmat 'The Kid' dhe 'The Gold Rush', duke tërhequr turma të mëdha në paraqitjet e tij publike.

Kjo çoi në një reputacion në rritje për vajzat e reja gjë e konfirmuar dhe nga miqtë e tij.

Në vitin 1920, ai pa 12-vjeçaren Lillita Louis MacMurray në xhirimet e filmit 'The Kid' dhe vendosi ta shndërronte atë në një aktore.

Ai i ndryshoi emrin e saj në Lita Grew dhe mendohet se e ka joshur kur ajo ishte vetëm 15 vjeç dhe ai 35 vjeç që gjë që mund të kishte çuar në një akuzë për përdhunim ligjor edhe atëherë. 

Martesa e shkurtër e çiftit përfundoi me një divorc shumë të hidhur në vitin 1927.

Aktori  i dha ish-bashkëshortes së tij pas divorcit shumën prej  625,000 £ që në atë kohë u cilësua si divorci më i shtrenjtë.

Grey kërkoi kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre dhe pretendoi për mizori dhe akte seksuale të detyruara nga Chaplin, ndërsa Chaplin iu referua asaj si një "shantazhuese, gërmuese ari dhe kurvë e vogël".

Në kujtimet e saj të vitit 1966, 'My Life with Chaplin', Grey shkroi: “Ne u martuam në Meksikë sepse Charlie nuk donte të flitej shumë për martesën. Në rrugën e kthimit në tren ai ishte shumë i keq. Ne po qëndronim në platformën e makinave ndërsa treni po udhëtonte dhe ai tha: Ne thjesht mund t'i jepnim fund gjithë kësaj situate nëse thjesht hidhemi.

Ai u takua me ish-modelen Paulette Goddard në vitin 1932.

Ata ishin të martuar nga viti 1936 deri në 1942, pas së cilës Goddard pas një marrëveshje me aktorin u largua.

Brenda një viti nga divorci, ai takoi te gruaja e tij e katërt dhe e fundit Oona O'Neill, e cila i lindi tetë fëmijë dhe qëndroi me të deri në vdekjen e tij në 1977.

Vajza e tyre Jane, 64 vjeç, përshkruan marrëdhënien e saj të vështirë me të. 

'Ai ishte i paarritshëm. Babai yt po punon, mos e shqetëso, ai do të humbasë frymëzimin e tij" - bota jonë rrotullohej rreth mirëqenies së babait tim," kujton ajo. 

Ajo foli për dyshime të mëdha të babait të saj që kishte pasur gjatë gjithë jetës së tij.

“Ai e realizoi ëndrrën e jetës së tij, por nuk mendoj se i kapërceu ndonjëherë dyshimet e tij. A e kapërcen ndonjëherë njeriu pjesën se nga vjen. U mendoj se jo.'

ImageChaplin me vajzën e tij marrë nga dokumentari, The Real Charlie Chaplin

Image Chaplin me ish-bashkëshorten Mildred Harris

ImageChaplin me ish-bashkëshorten e dytë Lillita Louis MacMurray në xhirimet e filmit The Kid 

ImageChaplin dhe Paulette Goddard në vitin 1932

ImageChaplin dhe bashkëshortja e tij  Oona O'Neill, e cila i lindi tetë fëmijë dhe qëndroi me të deri në vdekjen e tij në 1977.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco